Rreth qendres Medicare!
Qendra Diagnostike Medicare u themelua në Tetor 2001.
E profilizuar ne imazherine diagnostike, me eksperience 20 vjecare, nje rrjet te gjere klinikash ne vend , zgjeroi aktivitetin e saj në rrethin e Elbasanit në vitin 2004, në Shkodër në vitin 2005, në Berat ne vitin 2010 dhe tashme ne bashkepunim edhe me kliniken Medicare ne Durres, Kliniken Kristi ne Korce si dhe Med Laborator Tirane.
Lider në fushën e mjekësisë imazherike diagnostikuese në Shqipëri , synon të mbetet e tillë edhe në të ardhmen, duke investuar në staf mjekësor profesional si dhe në aparatura moderne.
Stafi Medicare mbetet besnik i misionit të tij: t’i shërbejë pacientit me dhembshuri, aftësi dhe integritet. Trajnimi, specializimi dhe edukimi i vazhdueshëm i specialistëve tane në klinikat kryesore të botës dhe pjesëmarrja e tyre në takimet shkencore ndërkombëtare lejojnë futjen e vazhdueshme të arritjeve më të reja në mjekësi në veprimtarinë praktike radiologjike.
Qendra Diagnostikuese Medicare
- Staf mjekesor profesional
- Aparatura moderne
- Specialistet mjekesor me te mire ne vend