Diagnostikim EMG / ENG

EMG eshte nje metode qe na lejon te studiojme sistemin nervor periferik nga pikepamja funksionale dhe eshte vazhdim i vizites neurologjike klinike.                                                                                      Studimi eletromiografik kryhet ne dy faza: Elektroneurografia (ENG) dhe Elektromiografia (EMG) ,dy teknika plotesuese dhe ne pergjithesi kryhen njekohesisht.

ENG-ja perben studimin e parametrave neurofizologjik te transmetimit nervor dhe mat aftesine per te transmetuar impulse nervore.

Aplikohet  ne te gjitha format e deficitit periferik te fuqise dhe sensibilitetit te nje nervi,pleksusi apo rrenje nervore sic ndodh tek polineuropatite.

Eng-ja gjen aplikim ne te gjitha patologjite ortopedike qe shkaktojne bllokime konduksioni apo evente kompresive apo traumatike te nervit ( radikulopati spondolozike, hernie diskale me impenjim intraforaminal, pleksopati te ndryshme).

EMG-ja eshte studimi i aktivitetit elektrik ten je muskuli te vecante, studion pllaken neuromuskulare, nervin dhe rrenjen motorike.

EMG-ja gjen aplikim ne :

  • diagnostikimin e diferencuar te demtimit neurologjik te nervit apo demtimin miogjenik te muskulit te demtuar dhe pllakes neuromuskulare (atrofi muskulare,miasteni)
  • ne patologjite e motoneuroneve inferiore (spinale e bulbare)
  • ne patologjite aksionale(radikulopati/neuropati) dhe ato te muskulit (miopati,miasteni,distrofi muskulare)                                                                                                                                                            EMG/ENG jane metoda aspak te bezdisshme,jo invazive absolutisht te aplikueshme tek te gjithe pacientet ;perdoren elektroda siperfaqeje ;nuk injektohen substanca dhe fuqia e rrymes se perdorur eshte fare pak e perceptueshme.
Medicare Tirane

Rruga Siri Kodra, Tirana
Email: [email protected]
Phone: 068 801 2692

Medicare Berat

Rruga Desaret, Berat
Email: [email protected]
Phone: +355 32 236040

Medicare Elbasan

Rruga Spitalit, Elbasan
Email: [email protected]
Phone: +355 54 243177

Medicare Shkoder

Rruga “Lin Delia”, Shkodër
Email: [email protected]
Phone: +355 68 357 0099