Sherbimi i neurokirurgjise (kirurgjia neurologjike ) ka te beje me parandalimin ,diagnostikimin ,trajtimin kirurgjikal dhe rehabilitimin e crregullimeve qe prekin cdo pjese te sistemit nervor qe perfshin trurin dhe palcen kurrizore.

Mjeket specialist neurokirurg prane klinikes sone dr.RIDVAN ALIMEHMETI, dr ARSEN SEFERI dhe dr ARTUR XHUMARI ofrojne konsulta dhe nderhyrje kirurgjike lidhur me probleme te ndryshme neurokirurgjikale si :

  • Tumoret e trurit dhe shtylles kurrizore
  • Anomalite kongjenitale (defektet e lindura te sistemit nervor)
  • Demtimet e ndryshme te sistemit nervor periferik
  • Problemet e ndryshme te kolones (hernia diskale )

Vizita klinike nis me nje anamneze te kujdesshme, me vleresimin e shqetesimeve te shfaqura ,analizimin neurologjik dhe trajtimin e mundshem kirurgjikal ose jo.

Ne shume raste per nje diagnostikim te sakte kerkohen teste te tjera imazherike apo laboratorike per percaktimin e diagnoses, percaktimin e medikamenteve ashtu si dhe nje trajtim kirurgjikal te mundshem.