Elektroencefalograma EEG

ose siç përdoret ne gjuhën e përditshme (Ezheja) është një ekzaminim që përdoret për të zbuluar aktivitetin elektrik të trurit nëpërmjet një sistemi elektrodash, që përcjellin sinjale të cilat i marrin nga skalpi dhe i dërgojnë në një sistem të kompjuterizuar. Ky sinjal analizohet dhe konvertohet në një sistem valësh me anë të cilave diagnostikohen problematika të ndryshme që kanë të bëjnë me trurin. Qelizat e trurit komunikojnë vazhdimisht me njëra tjetrën nëpërmjet shkëmbimit të impulseve elektrike midis tyre.

EEG është një mjet ndihmës në diagnostikimin e sindromave epileptike, tumoreve të trurit, traumave të kokës, encefalitit, stroke, çrregullimeve te gjumit si dhe konfirmimin e vdekjes cerebrale në pacientët në gjendje kome. Eshtë ekzaminim i lirë, i sigurt dhe joinvaziv.

Roli i EEG në diagnostikimin e sindromave epileptike është i padiskutueshëm, e rëndësishme në diferencimin e krizave epileptike nga pseudokrizat.

EEG (ezheja ne gjumeështë një egzaminim i cili për të kryer egzaminime sa më të sakta mund të realizohet edhe në gjumë. Ezheja në gjumë realizohet sipast udhezimeve që jepen nga mjeku specialist. 

EEG është një ekzaminim që mund të  përseritet sa herë që kërkohet nga mjeku specialist. EEG bëhet përpara fillimit të mjekimit, gjatë ndjekjes së mjekimit në çdo hap të tij për të monitoruar se cilat janë rezultatet e mjekimit dhe sigurisht ka një rol të rëndësishem përpara vendimit për ndërprerjen e mjekimit.

Medicare Tirane

Rruga Siri Kodra, Tirana
Email: [email protected]
Phone: 068 801 2692

Medicare Berat

Rruga Desaret, Berat
Email: [email protected]
Phone: +355 32 236040

Medicare Elbasan

Rruga Spitalit, Elbasan
Email: [email protected]
Phone: +355 54 243177

Medicare Shkoder

Rruga “Lin Delia”, Shkodër
Email: [email protected]
Phone: +355 68 357 0099