Konsulta Neurologjike
Sherbimi neurologjik prane klinikes sone me mjeket specialist neurolog dr. FLORIAN DASHI dhe dr. ERMIR ROCI i ofron pacientit nje proces diagnostikues dhe terapeutik teresor per te gjitha patologjite e sistemit nervor.
Patologjite kryesore te trajtueshme jane :
- Epilepsite
- Dhimbja e kokes (cephalea ) dhe migrena
- Patologji te eneve te gjakut dhe degjeneruese te sistemit nervor qendror
- Patologji te sistemit nervor periferik( neuropati,radikulopati)
- Semundja e Parkinsonit
- Sindroma vertiginoze (jo kompetence e ORL)
- Semundje me demtim te myelines (Skleroza multiple)
Vizita neurologjike konsiston ne bashkëbisedimin me mjekun neurolog, ku pacienti shpreh te gjithë shqetësimet dhe simptomat e tij e pasuar kjo me ekzaminimin fizik të tij.
Në rastet e nevojshme, vizita neurologjike mund të shoqërohet me ekzaminime te tjera imazherike ose laboratorike të cilat ndihmojnë në vendosjen përfundimtare të diagnozës dhe në përcaktimin e trajtimit.