Ekografia:
Ekografia eshte nje metode diagnostikuese qe perdor vale zanore me frekuence te larte per te prodhuar imazhe relativisht te sakta te strukturave te brendshme te trupit. Imazhet e perfituara gjate egzaminimit me ultratinguj na japin informacione te rendesisme per vendosjen e diagnozes dhe trajtimin e semundjeve te ndryshme. Mund te realizohet duke perdorur nje sonde ne kontakt te jashtem me lekuren ose sonde te brendshme ne varesi te organit qe do te egzaminohet dhe te informacionit qe duam te marrim.
Egzaminimi ekografik kryhet per :
• Vleresimin e teresise se aparatit uro genital
• Semundje te fshikezes se temthit
• Vleresimin e fluskit te gjakut ne vaza
• Vleresimin e gjendrave te gjirit
• Kontrollin e gjendrave tiroide
• Vleresimin e anomalive te muskujve, tendineve dhe indeve te buta
Ekografia eshte nje procedure e sigurt e cila nuk paraqet asnje rrezik tek pacienti.
Megjithe fushen e gjere te perdorimit, ka edhe kufizime: ultratingulli nuk e pershkruan kocken, as ajrin, si rrjedhim ka kufizime ne raste te egzaminimit te organeve qe permbajne gaz apo pengohen nga kocka, ne raste te tilla ndihmon CT apo MRI.
Pergatitja perpara egzaminimit :
Shumica e rasteve nuk kerkojne pergatitje shtese. Egzaminimi kryhet ne shtrat mjekesor, mbi lekuren qe do te egzaminohet vendoset nje sasi e vogel xheli, ne menyre qe te krijohet nje kontakt i mire me lekuren, duke shmangur formimin e hapesirave me ajer. Sonda ekografike qe perdoret prodhon dhe merr vale zanore me frekuence te larte qe nuk mund te kapen nga veshi i njeriut. Kur sonda vendoset mbi lekure, kristalet brenda saj leshojne pulse valesh zanore te cilat pershkruajne trupin. Indet e organevete ndryshme, likidet, kockat, refletojne keto vale dhe i kthejne mbapsht tek sonda. Ky informacion dergohet ne kompjuter, i cili i shnderron ne imazhe te bazuar nga modeli i krijuar nga vala zanore duke perftuar keshtu imazhet ekografike.