Reumatologji
Cilat janë sëmundjet të cilat trajtojne reumatologji -a?
Sëmundjet reumatologjike janë sëmundje inflamatore autoimmune. Llogariten se janë më tepër se 200 sëmundje që mund të trajtohen nga një reumatolog.
Disa sëmundje që trajtojnë reumatologët përfshijnë:
▪ Artritet në përgjithësi artritin rheumatoid, artritin reaktiv,artritin psoriatik, artritin enteropatik)
▪ Dermatomiozitin
▪ Gihtin/Pseudogihtin
▪ Lupusin eritematoz
▪ Sëmundjen Lyme
▪ Sëmundjet e përziera të indit lidhor
▪ Sëmundet e padiferencuara të indit lidhor
▪ Polikondritin
▪ Polimiozitin
▪ Polimialgjinë reumatike
▪ Sarkoidozën (nëse ajo ka përhapje sistemike)
▪ Syndromën Sjögren
▪ Sklerodermën
▪ Syndromën Raynaud
▪ Vaskulitet në përgjithësi ( vaskulitet e enëve të gjakut me kalibër/lumen të madh, të mesëm, të vogël si dhe ato me imunokomplekse)
▪ Sindromën antifosfolipidike
Meqë në kuadër të sëmundjeve reumatike llogariten edhe sëmundjet e indeve të buta, patjetër se reumatologët trajtojnë shumë prej tyre, duke përfshirë:
▪ Fibromialgjinë
▪ Dhembjet e lokalizuara në tërë shtyllën kurrizore qofshin ato si pasoje e sëmundjeve degjenerative apo inflamatore
▪ Epikondilitet
▪ Bursitet
▪ Tendititet
▪ Kapsulitet adhesive
Një reumatolog mund të trajtojë gjithashtu sëmundjet që prekin kockat, duke përfshirë:
▪ Osteoporozën
▪ Osteomalacionin
▪ Osteodistrofinë renale
▪ Rakitin
▪ Achondroplazinë
▪ Syndromën Ehlers-Danlos