Diagnostikim EMG / ENG
EMG eshte nje metode qe na lejon te studiojme sistemin nervor periferik nga pikepamja funksionale dhe eshte vazhdim i vizites neurologjike klinike. Studimi eletromiografik kryhet ne dy faza: Elektroneurografia (ENG) dhe Elektromiografia (EMG) ,dy teknika plotesuese dhe ne pergjithesi kryhen njekohesisht.
ENG-ja perben studimin e parametrave neurofizologjik te transmetimit nervor dhe mat aftesine per te transmetuar impulse nervore.
Aplikohet ne te gjitha format e deficitit periferik te fuqise dhe sensibilitetit te nje nervi,pleksusi apo rrenje nervore sic ndodh tek polineuropatite.
Eng-ja gjen aplikim ne te gjitha patologjite ortopedike qe shkaktojne bllokime konduksioni apo evente kompresive apo traumatike te nervit ( radikulopati spondolozike, hernie diskale me impenjim intraforaminal, pleksopati te ndryshme).
EMG-ja eshte studimi i aktivitetit elektrik ten je muskuli te vecante, studion pllaken neuromuskulare, nervin dhe rrenjen motorike.
EMG-ja gjen aplikim ne :
- diagnostikimin e diferencuar te demtimit neurologjik te nervit apo demtimin miogjenik te muskulit te demtuar dhe pllakes neuromuskulare (atrofi muskulare,miasteni)
- ne patologjite e motoneuroneve inferiore (spinale e bulbare)
- ne patologjite aksionale(radikulopati/neuropati) dhe ato te muskulit (miopati,miasteni,distrofi muskulare) EMG/ENG jane metoda aspak te bezdisshme,jo invazive absolutisht te aplikueshme tek te gjithe pacientet ;perdoren elektroda siperfaqeje ;nuk injektohen substanca dhe fuqia e rrymes se perdorur eshte fare pak e perceptueshme.