Radiografi Dixhitale
Radiografia eshte ai modalitet imazherik me ane te te cilit merren imazhe te strukturave te trupit duke perdorur rrezet X. Rrezet X jane nje forme e rrezatimit te ngjashme me driten, valet radio dhe mikrovalet por rrezatimi X eshte i vecante sepse ka nje sasi shume te larte energjie cka i lejon rrezeve te penetrojne permes strukturave anatomike dhe te krijojne imazhin radiografik. Imazhi krijohet si pasoje e absorbimit te rrezeve X nga keto struktura anatomike. Strukturat dense si psh. kockat absorbojne nje sasi te madhe rrezatimi (duke u shfaqur si gri e lehte ne imazhe), nderkohe qe strukturat me densitet te ulet si psh. indet e buta absorbojne sasi me te paket rrezatimi x (duke u shfaqur si gri e erret ne imazh), Trupi ka struktura me densitete te ndryshme dhepikerisht kjo diference krijon imazhin.
Radiografia eshte e rendesishme ne diagnostikimin e semundjeve te tilla si pneumonia, frakturat kockore, infeksione kockore, arthrite, kancer, kolapsin pulmonar etj.Radiografia eshte e shpejte dhe e thjeshte keshtu qe vjen ne ndihme vecanerisht ne diagnozat emergjente per trajtim. Radiografia eshe relativisht me kosto jo shume te larte duke qene konvieniente per pacientet.