Tomografia e kompjuterizuar
(CT- Scan)

Tomografia e kompjuterizuar ( CT-Scan ) eshte nje procedure e shpejte , pa dhimbje ,jo invazive qe ndihmon ne diagnostikimin dhe ndjekjen e semundjeve te ndryshme.

Ky ekzaminim ne saje te veprimit te rrezeve X perfton imazhe aksiale te trupit te njeriut te cilat me pas perpunohen , analizohen dhe studiohen nen monitorimin e kompjuterit.

Imazheria me CT eshte nje nga metodat me te mira  ne studimin dhe diagnostikimin e semundjeve te kokes, kraharorit dhe barkut pasi imazhet e perftuara jane te detajuara duke diferencuar mire strukturat indore.

Metode e preferuar shpesh per diagnostikimin e semundjeve vaskulare (CT angiografia) duke perfituar imazhe tre dimensionale te organeve dhe regjioneve te ndryshme te trupit si : Trurit , veshkave , pelvisit ,mushkerive,zemres,qafes apo anesive superiore dhe inferiore.

Ky ekzaminim perdoret per diagnostikimin, identifikimin dhe vleresimin e semundjeve te ndryshme te eneve te gjakut (aneurizmave, malformacioneve arterovenoze apo vleresimin e arterieve dhe venave) ngushtimin, trajtimin si dhe  ndjekjen e trajtimeve te ndryshme te tyre.

Si realizohet nje CT scan:

  • Pacienti pozicionohet ne tavolinen e CT i shoqeruar dhe udhezuar nga tekniku radiolog.
  • Gjate ekzaminimit pacienti qendron i shtrire , pozicionuar me pjesen e trupit qe do ekzaminohet
  • Shtrati leviz ngadale para/mbrapa duke i mundesuar CT qe te beje skanime te trupit
  • Skanimi eshte nje procedure e shkurter prej disa minutash
  • Ne disa ekzaminime skanerike mund te perdoret lenda e kontrastit (oral apo intravenoze )
  • Eshte procedure pa efekte anesore

CT Scan, CT SKANER , SKANER

Avantazhet

I shpejte dhe i thjeshte ne rastet e urgjencave

Diagnstikon probleme klinike ne kohe te shkurter dhe me kosto te ulet

Perfiton imazhe ne kohe reale me vlere ne procedurat invasive (biopsite/infiltrime)

Pas ekzaminimit me CT nuk mbetet radiacion ne trupin e njeriut

Aplikohet ne rastet kur nuk perdoret rezonanca magnetike

Disavantazhet

Nuk rekomandohet per grate shtatezena

Femijet duhet ti nenshtrohen ekzaminimeve skanerike vetem nese eshte e domosdoshme per diagnozen dhe duhet ti perserisin ato vetem nese ka indikacion absolut.

Risk i ulet reaksioni alergjik ndaj kontrastit intravenoz

Efikasitet i ulet ne diagnostikimin e strukturave indore te imeta si gjuri, shpatulla,shtylla kurrizore krahasuar me rezonancen magnetike.

Foto Galeri
Medicare Tirane
Rruga Siri Kodra, Tirana Email: [email protected] Phone: 068 801 2692
Medicare Berat

Rruga Desaret, Berat
Email: [email protected]
Phone: +355 32 236040

Medicare Elbasan

Rruga Spitalit, Elbasan
Email: [email protected]
Phone: +355 54 243177

Medicare Shkoder

Rruga: Kolë Heqimi,Shkodër
Email: [email protected]
Phone: +355 68 357 0099