Rezonance Magnetike (MRI/RM)
Rezonanca magnetike (MRI /RM ) eshte nje ekzaminim imazherik joinvaziv, pa dhimbje qe perdor valet elektromagnetike per te ndihmuar mjeket ne diagnostikimin e semundjeve te ndryshme, kur metodat e tjera imazherike jane te pamjaftueshme.
Rezonanca magnetike mundeson imazhe te detajuara te kockave indeve te buta dhe eventualisht te gjitha strukturave te tjera te trupit.
Jep informacion te detajuar jo vetem mbi strukturen e nje organi por edhe funksionin e tij, nuk perdor rrezatim te jonizuar (rrezet X) ,nuk paraqet rrezik per pacientin nese ndiqen udhezimet perkatese te sigurise.
Aktualisht RM është ekzaminimi më i ndjeshëm i imazherisë së kokës (veçanërisht trurit) rutinë në praktikën mjekësore.
RM është zgjidhja më e mire edhe për ekzaminimin e:
- Sëmundjeve te trurit, sic janë sëmundjet tumorale, infeksionet,problemet iskemike dhe vaskulare.
• Sëmundjeve te zemrës, sidomos ato që prekin miokardin dhe perikardin.
• Sëmundjeve të kavitetit abdominal, sidomos ato të melcisë, rrugëve biliare, pankreasit dhe organeve pelvike.
• Sëmundjeve të sistemit muskulo-skeletal, është proçedura kyçe në egzaminim e artikulacioneve, në rastin e traumave, mjeksinë sportive apo patollogjite e indeve të buta dhe muskujve.