Tel. +355 688 012 692 / +355 4 222 0101 

Adresa: Rruga Siri Kodra, Tirana

Dr.Shk. Ledio Collaku

Biografi

Dr. Ledio Collaku

Doktor i Shkencave Mjekësore – Reumatolog

Dr. Ledio Collaku mban titullin Doktor i Shkencave Mjekësore dhe ka përfunduar Masterin pranë Departamentit të Sëmundjeve Interne, në degën Reumatologji, në Q.S.U. “Nënë Tereza”, Tiranë.

Eksperienca Profesionale

  • Mjek Reumatolog, Klinika e Mjekësisë Interne
    Q.S.U. “Nënë Tereza” – Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

  • Mjek Internist, Klinikum Weiden, Gjermani
    Gusht 2016 – Janar 2017

  • Mjek Reumatolog, Poliklinika e Specialiteteve Nr. 1, Tiranë
    Janar 2004 – Dhjetor 2005

 

Punime Shkencore

  • Autor dhe bashkautor i punimeve shkencore të ndryshme, të botuara si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

 

Trajnime dhe Kualifikime Mjekësore

  • Mars 2010
    Stato dell’arte sulle applicazioni cliniche dell’ecografia in ambito reumatologico
    Siena, Itali

  • Shtator 2010
    Post Graduate Course in Rheumatology (2-javor)
    Napoli, Itali – EULAR

  • Qershor 2010
    Kurs trajnimi 6-mujor në Ultrasonografi Muskuloskeletike,
    Spondiloartropati dhe Sklerodermi
    Firence, Itali – i sponsorizuar nga EULAR

  • Qershor 2011
    17th EULAR Sonography Course – Basic Musculoskeletal Ultrasound in Rheumatology
    Romë, Itali

  • Qershor 2012
    19th EULAR Sonography Course – Intermediate Musculoskeletal Ultrasound in Rheumatology
    Berlin, Gjermani

  • Pjesëmarrës i rregullt në kongreset e EULAR që nga viti 2009.

 

Shërbimet që ofron Dr. Ledio Collaku

  • Ekografi (Ultrasonografi) e të gjitha artikulacioneve dhe tendineve për diagnostikimin e:

    • patologjive inflamatore (Artrit Reumatoid, Spondiloartropati Seronegative, etj.)

    • patologjive jo inflamatore (Osteoartrozë e gjunjëve, duarve, tendinopati, bursite skapulohumerale)

  • Ekografi Doppler për diagnostikimin dhe ndjekjen dinamike të sëmundjeve inflamatore artikulare.

  • Injeksione dhe infiltracione diagnostike dhe terapeutike, për aspirimin e likidit artikular në:

    • artikulacione të mëdha (gju, skapulohumeral, bërryl, talokrural)

    • artikulacione të vogla të duarve

  • Injeksione të drejtuara me ekografi në artikulacione të thella dhe të vështira
    (p.sh. koksofemoral), si dhe në tendine të ndryshme, me saktësi dhe efikasitet të lartë.

  • Infiltracione me kortikosteroide, acid hialuronik dhe kolagjen në të gjitha artikulacionet.