Doktor ne Mjekesi e Kirurgji, Specialist ne Neurokirurgji, Doktor i Shkencave (PhD) nga Universiteti Shteteror i Milanos.
Profesor ne neurokirurgji, Universiteti Mjekesor, Tirane.
Ekspert nderkombetarisht i njohur për kirurgjinë e nervave periferikë dhe pleksit brakial.
Themelues i neurokirurgjisë stereotaktike dhe funksionale qe prej mars 2006, ne Shqiperi prane QSUT.
U diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, në vitin 1993. Në Universitetin Shteteror te Milanos, Itali, përfundoi me rezultate maksimale specializimin e plote pese vjecar në Neurokirurgji në vitin 1996-2001.
Nga Universiteti Shteteror i Milanos, ne 2002 fitoi titullin “Doktor në Mjekësi dhe Kirurgji” dhe në vitin 2004-2007 fitoi titullin “Doktor i Shkencave Neurologjike dhe Dhimbjes, PhD”.
Në vitin 2006, pas përfundimit të katër viteve të kurseve të trajnimit, kaloi me sukses provimin me shkrim të Bordit të Shoqatës Evropiane të Shoqërive Neurokirurgjike (EANS).
Në vitin 2015 fitoi titullin “Profesor i Asociuar” dhe ne 2023 titullin “Profesor” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Prof. Ridvan Alimehmeti ka kryer specializime në institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë Spitalin Ortopedik Mbretëror Kombëtar në Londër, Institutin e Dorës në Paris, si dhe Departamentin e Nervave Periferikë dhe Kirurgjisë së Dorës, Universiteti Fudan, Shangai.
Në vitin 2017, për një periudhë gjashtëmujore, kreu atashim klinik profesional pranë Departamentit të Neurokirurgjisë, Universiteti Johns Hopkins; Spitali Inova Fairfax, dhe Instituti Dellon për Kirurgjinë e Nervave Periferikë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prof. Ridvan Alimehmeti është anëtar i Komitetit te Trajnimit dhe Faculty/Lektor për Kurset e Trajnimit të Shoqates Evropiane te Neurokirurgjise (EANS). Ai eshte anetar themelues per Seksionin e Kirurgjisë së Nervave Periferikë, prane EANS.
Prof. Ridvan Alimehmeti aplikoi kirurgjinë komplekse të nervave periferikë dhe të pleksusit brakial në Spitalin San Carlo Borromeo, Milano ne vitet 2010-2011.
Prof. Alimehmeti është recensent i ftuar në mbi 15 revista shkencore mjekësore ndërkombëtare dhe anëtar i bordit editorial. Ka mbajtur mbi 100 prezantime në kongrese dhe konferenca profesionale dhe është autor i mbi 60 artikujve shkencorë ne revista nderkombetare e kombetare.
Ka fituar Certifikatën e Anglishtes së Avancuar CAE pranë Universitetit të Kembrixhit (The British Council Milano, 1998) dhe Certifikatën e Gjuhës Italiane CILS (Università per Stranieri di Siena, Milano, 2001).