Mjek Neurokirurg, pjesë e Departamentit të Neurokirurgjisë në QSUT, dhe së fundmi edhe pjesë e klinikës sonë.
Profesionist me përvojë, neurokirurg i përgjithshëm, i kualifikuar kryesisht në neuropediatri, neuroendoskopi, radiokirurgji, si dhe kirurgji endoskopike endonazale.
Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë
QSU “Nënë Tereza”, Tiranë
Prof. Dr. Artur Xhumari, i lindur më 6 qershor 1974 në Tiranë, është një nga neurokirurgët më të njohur shqiptarë, me mbi dy dekada përvojë profesionale në fushën e neurokirurgjisë, radiokirurgjisë dhe mjekësisë akademike.
Studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, ku në vitin 1998 u diplomua si Mjek i Përgjithshëm, ndërsa në vitin 2003 përfundoi specializimin në Neurokirurgji.
Prof. Xhumari ka një formim të gjerë ndërkombëtar, duke përfshirë:
Kualifikimet AFS dhe AFSA në Neurokirurgji, Fakulteti i Mjekësisë Paris 5, Francë
Diplomë Universitare në Mikrokirurgji, Universiteti Paris VII – Denis Diderot
Master në Neurologji Pediatrike, Fakulteti i Mjekësisë “Tor Vergata”, Romë, Itali
Në vitin 2010 mbrojti gradën Doktor i Shkencave Mjekësore në Neurokirurgji. Në vijim, në vitin 2016 mori titullin Profesor i Asociuar, ndërsa në mars 2023 u nderua me titullin Profesor në të njëjtën fushë.
Në aspektin klinik, që prej vitit 1999 ushtron profesionin e neurokirurgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Që nga viti 2016, drejton Njësinë X-Knife për radiokirurgji dhe radioterapi stereotaksike, ndërsa në korrik 2022 u emërua Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë.
Paralelisht, ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar akademike në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, ku që prej vitit 2013 është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Neuroshkencës.
Prof. Dr. Artur Xhumari flet rrjedhshëm shqip, frëngjisht dhe anglisht, si dhe zotëron italishten në nivel të mirë.