Kryefaqja / Tomografia e Kompjuterizuar
Tomografia e kompjuterizuar (CT-Scan) është një procedurë e shpejtë, pa dhimbje, jo invazive që ndihmon në diagnostikimin dhe ndjekjen e sëmundjeve të ndryshme.
Ky ekzaminim, duke përdorur rrezet X, krijon imazhe aksiale të trupit të njeriut, të cilat më pas përpunohen, analizohen dhe studiohen nën monitorimin e kompjuterit.
Imazheria me CT është një nga metodat më të mira për studimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të kokës, kraharorit dhe barkut, pasi imazhet e përftuara janë të detajuara dhe mund të diferencojnë mirë strukturat indore.
Metoda preferohet shpesh për diagnostikimin e sëmundjeve vaskulare (CT angiografia), duke ofruar imazhe tre-dimensionale të organeve dhe rajoneve të ndryshme të trupit, si: truri, veshkat, pelvisi, mushkëritë, zemra, qafa, dhe anësive superiore dhe inferiore.
Ky ekzaminim përdoret për diagnostikimin, identifikimin dhe vlerësimin e sëmundjeve të ndryshme të enëve të gjakut (aneurizmave, malformacioneve arterio-venoze, vlerësimin e arterieve dhe venave), ngushtimin, trajtimin dhe ndjekjen e trajtimeve të ndryshme.
Avantazhet
I shpejtë dhe i thjeshtë në rastet e urgjencave.
Diagnostikon probleme klinike në kohë të shkurtër dhe me kosto të ulët.
Përfiton imazhe në kohë reale, me vlerë në procedurat invazive (biopsi/infiltrime).
Pas ekzaminimit me CT, nuk mbetet radiacion në trupin e njeriut.
Aplikohet në rastet kur nuk mund të përdoret rezonanca magnetike.
Disavantazhet
Nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.
Fëmijët duhet t’i nënshtrohen ekzaminimeve skanerike vetëm nëse është e domosdoshme për diagnozën dhe duhet t’i përsërisin ato vetëm nëse ka indikacion absolut.
Risk i ulët i reaksioneve alergjike ndaj kontrastit intravenoz.
Efikasitet më të ulët në diagnostikimin e strukturave indore të imeta (si gjuri, shpatulla, shtylla kurrizore) krahasuar me rezonancën magnetike.