Qendra Diagnostike Medicare u themelua në Tetor 2001.
E profilizuar në imazherinë diagnostike, me eksperiencë 25 vjecare, një rrjet të gjerë klinikash në vend , zgjeroi aktivitetin e saj në rrethin e Elbasanit në vitin 2004, në Shkodër në vitin 2005, në Berat në vitin 2010 dhe tashmë në bashkëpunim edhe me klinikën Medicare në Durrës si dhe Med Laborator Tiranë.
Lider në fushën e mjekësisë imazherike diagnostikuese në Shqipëri, synon të mbetet e tillë edhe në të ardhmen, duke investuar në staf mjekësor profesional si dhe në aparatura moderne.
Stafi Medicare mbetet besnik i misionit të tij: t’i shërbejë pacientit me dhembshuri, aftësi dhe integritet. Trajnimi, specializimi dhe edukimi i vazhdueshëm i specialistëve tanë në klinikat kryesore të botës dhe pjesëmarrja e tyre në takimet shkencore ndërkombëtare lejojnë futjen e vazhdueshme të arritjeve më të reja në mjekësi në veprimtarinë praktike radiologjike.