Tel. +355 688 012 692 / +355 4 222 0101 

Adresa: Rruga Siri Kodra, Tirana

Kryefaqja / Tomografia e Kompjuterizuar

Tomografia e kompjuterizuar (CT- Scan)

Tomografia e kompjuterizuar (CT-Scan) është një procedurë e shpejtë, pa dhimbje, jo invazive që ndihmon në diagnostikimin dhe ndjekjen e sëmundjeve të ndryshme.

Ky ekzaminim, duke përdorur rrezet X, krijon imazhe aksiale të trupit të njeriut, të cilat më pas përpunohen, analizohen dhe studiohen nën monitorimin e kompjuterit.

Imazheria me CT është një nga metodat më të mira për studimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të kokës, kraharorit dhe barkut, pasi imazhet e përftuara janë të detajuara dhe mund të diferencojnë mirë strukturat indore.

Metoda preferohet shpesh për diagnostikimin e sëmundjeve vaskulare (CT angiografia), duke ofruar imazhe tre-dimensionale të organeve dhe rajoneve të ndryshme të trupit, si: truri, veshkat, pelvisi, mushkëritë, zemra, qafa, dhe anësive superiore dhe inferiore.

Ky ekzaminim përdoret për diagnostikimin, identifikimin dhe vlerësimin e sëmundjeve të ndryshme të enëve të gjakut (aneurizmave, malformacioneve arterio-venoze, vlerësimin e arterieve dhe venave), ngushtimin, trajtimin dhe ndjekjen e trajtimeve të ndryshme.

Avantazhet

  • I shpejtë dhe i thjeshtë në rastet e urgjencave.

  • Diagnostikon probleme klinike në kohë të shkurtër dhe me kosto të ulët.

  • Përfiton imazhe në kohë reale, me vlerë në procedurat invazive (biopsi/infiltrime).

  • Pas ekzaminimit me CT, nuk mbetet radiacion në trupin e njeriut.

  • Aplikohet në rastet kur nuk mund të përdoret rezonanca magnetike.

Disavantazhet

  • Nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.

  • Fëmijët duhet t’i nënshtrohen ekzaminimeve skanerike vetëm nëse është e domosdoshme për diagnozën dhe duhet t’i përsërisin ato vetëm nëse ka indikacion absolut.

  • Risk i ulët i reaksioneve alergjike ndaj kontrastit intravenoz.

  • Efikasitet më të ulët në diagnostikimin e strukturave indore të imeta (si gjuri, shpatulla, shtylla kurrizore) krahasuar me rezonancën magnetike.

Staf mjekësor profesional

Aparatura moderne 

Specialistët mjekësor më të mirë në vend