Tel. +355 688 012 692 / +355 4 222 0101 

Adresa: Rruga Siri Kodra, Tirana

Kryefaqja / Rezonancë Magnetike

Rezonancë Magnetike (MR)

Rezonanca magnetike MR është një ekzaminim imazherik joinvaziv dhe pa dhimbje që përdor valët elektromagnetike për të ndihmuar mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme, kur metodat e tjera imazherike janë të pamjaftueshme.

Rezonanca magnetike mundëson krijimin e imazheve të detajuara të kockave, indeve të buta dhe, në disa raste, të të gjitha strukturave të tjera të trupit. Ajo ofron informacion të hollësishëm jo vetëm mbi strukturën e një organi, por edhe funksionin e tij. RM nuk përdor rrezatim jonizues (si rrezet X) dhe nuk paraqet rrezik për pacientin nëse ndiqen udhëzimet përkatëse të sigurisë.

Aktualisht, RM është ekzaminimi më i ndjeshëm për imazherinë e kokës (përfshirë trurin) në praktikën mjekësore rutinë.

RM është gjithashtu zgjedhja më e mirë për ekzaminimin e:

– Sëmundjeve të trurit,

– Sëmundjeve të zemrës,

– Sëmundjeve të kavitetit abdominal,

– Sëmundjeve të sistemit muskulo-skeletal.

Staf mjekësor profesional

Aparatura moderne 

Specialistët mjekësor më të mirë në vend