Radiografia është një modalitet imazherik që përdor rrezet X për të marrë imazhe të strukturave të trupit. Rrezet X janë një formë e rrezatimit që është e ngjashme me dritën, valët radio dhe mikrovalet, por rrezatimi X është i veçantë sepse ka një sasi shumë të lartë energjie, që i lejon këtyre rrezeve të penetrojnë përmes strukturave anatomike dhe të krijojnë imazhin radiografik. Strukturat me densitet të lartë, si p.sh. kockat, absorbojnë një sasi të madhe rrezatimi, ndërkohë që strukturat me densitet të ulët, si p.sh. indet e buta, absorbojnë një sasi më të vogël rrezatimi. Trupi ka struktura me densitete të ndryshme dhe pikërisht kjo diferencë krijon imazhin.
Radiografia është e rëndësishme për diagnostikimin e sëmundjeve të tilla si:
Pneumonia
Frakturat kockore
Infeksione kockore
Artriti
Kanceri
Kolapsi pulmonar, etj.