Kryefaqja / Ezhe
Elektroencefalograma (EEG) është një ekzaminim i cili regjistron aktivitetin elektrik të trurit. Ky ekzaminim jep informacione mjaft të vlefshme në rastet e episodeve me humbje apo peshtjellim të vetëdijes si dhe në diagnozën dhe ndjekjen e pacientëve me epilepsi.
Si kryhet ky ekzaminim?
Zakonisht ky test zgjat rreth 45 min, përvec rasteve kur kërkohen ekzaminime të zgjatura (90 -120 minuta). Teknikja do kryejë disa matje për vendosjen e saktë të elektrodave. Këto elektroda me anë të disa telave të gjatë lidhen me aparatin e EEG-së. Teknikja e EEG-së do t’ju kërkojë të relaksoheni, të qëndroni të qetë, me sy mbyllur dhe herë pas here të ndiqni komandat e thjeshta që ajo do t’ju japë, si psh të hapni/mbyllni sytë. Gjatë regjistrimit mund t’ju kërkohet të bëni gjithashtu edhe dy procedura të tjera:
Ekzaminimi i EEG nuk shkakton dhimbje, nuk ka efekte anësore apo rrezatim. Përgjigjja e testit merret zakonisht një ditë pas kryerjes së ekzaminimit.
Përpara kryerjes së EEG ndiqni këto këshilla paraprake!!!
Bëni dush natën përpara ekzaminimit.
Mos përdorni në fytyrë dhe në kokë produkte kozmetike.
Ditën e ekzaminimit nuk këshillohen të vishen bluza me golf dhe bluza me kapuc.
Këshillohet ditën e ekzaminimit të mos konsumoni pije energjike, kafe, coca cola etj.
Përpara EEG të zgjatur gjumi, një natë para ekzaminimit këshillohet për fëmijët të zgjohen 2-3 orë më parë se zakonisht kurse të rriturit të mos flenë një natë para ekzaminimit.
Nqs trajtoheni me medikamente merrini ato ditën e ekzaminimit si zakonisht vetëm në rastet kur mjeku ka këshilluar ndryshe.