Kryefaqja / Ekografia
Ekografia është një metodë diagnostikuese që përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të prodhuar imazhe relativisht të sakta të strukturave të brendshme të trupit. Imazhet e përftuara japin informacione të rëndësishme për vendosjen e diagnozës dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Ekografia mund të realizohet duke përdorur një sondë në kontakt të jashtëm me lëkurën ose sondë të brendshme, në varësi të organit që do të ekzamohet dhe informacionit që duam të marrim.
Egzaminimi ekografik kryhet për:
Vlerësimin e tërësisë së aparatit uro-gjenital.
Sëmundje të fshikëzës së tëmthit.
Vlerësimin e fluksit të gjakut në enët e gjakut.
Vlerësimin e gjendrave të gjirit.
Kontrollin e gjendrave tiroide.
Vlerësimin e anomalive të muskujve, tendinave dhe indeve të buta.
Ekografia është një procedurë e sigurt, e cila nuk paraqet asnjë rrezik për pacientin.
Përgatitja përpara ekzaminimit:
Shumica e rasteve nuk kërkojnë përgatitje shtesë. Ekzaminimi kryhet në shtrat mjekësor. Përdoret një sasi e vogël xheli mbi lëkurën që do të ekzamohet për të krijuar një kontakt të mirë me lëkurën, duke shmangur formimin e hapësirave me ajër. Sonda ekografike që përdoret prodhon dhe merr valë zanore me frekuencë të lartë që nuk mund të kapen nga veshi i njeriut. Kur sonda vendoset mbi lëkurë, kristalet brenda saj lëshojnë pulse valësh zanore që përshkruajnë trupin. Indet dhe organet e ndryshme, likidet dhe kockat, refletojnë këto valë dhe i kthejnë mbrapsht tek sonda. Ky informacion dërgohet në kompjuter, i cili e shndërron në imazhe të bazuara në modelin e krijuar nga vala zanore, duke përftuar kështu imazhe ekografike.