Tel. +355 688 012 692 / +355 4 222 0101 

Adresa: Rruga Siri Kodra, Tirana

Kryefaqja / Diagnostikimi EMG / ENG

Diagnostikimi EMG / ENG

Çfarë është testi i shpejtësisë së përçueshmërisë nervore (ENG, EMG)

Testi i shpejtësisë së përçueshmërisë nervore – i quajtur shkurtimisht ENG, mat se sa shpejt lëviz një impuls elektrik përmes nervit tuaj. ENG mund të identifikojë llojin dhe vendin e dëmtimit nervor.

Gjatë testit, nervi juaj studiohet zakonisht me anë të elektrodave të vendosura në lëkurë me një leukoplast. Dy elektroda vendosen në lëkurë mbi nerv apo mbi muskul. Një elektrodë stimulon nervin me një impuls elektrik shumë të butë. Elektroda tjetër e regjistron atë. Aktiviteti elektrik që rezulton regjistrohet dhe shfaqet në ekran. Kjo përsëritet për çdo nerv që do të testohet.

Një test tjetër që mund të jetë i nevojshëm është elektromiografia (EMG). Kjo procedurë mat aktivitetin elektrik në muskujt tuaj. Shpesh bëhet në të njëjtën seancë me ENG. Të dy testet ndihmojnë në gjetjen e pranisë, vendndodhjes dhe shtrirjes së sëmundjeve që dëmtojnë nervat dhe muskujt.

 

Pse mund të më duhet një test i shpejtësisë së përçueshmërisë nervore (ENG/EMG)?

ENG përdoret shpesh së bashku me EMG për të treguar dallimin midis një çrregullimi nervor dhe një çrregullimi të muskujve. ENG zbulon një problem me nervin, ndërsa një EMG zbulon nëse muskuli po funksionon siç duhet në përgjigje të stimulit të nervit.

Sëmundjet ose crregullimet që mund të kontrollohen me ENG/EMG përfshijnë:

  • Sindroma Guillain-Barré. 
  • Sindroma e tunelit karpal. 
  • Sëmundja Charcot Marie-Tooth.
  • Sëmundja e hernies së diskut.  
  • Polineuropatia. 
  • Probleme me nervin shiatik.  
  • Sëmundjet muskulare inflamatore e gjenetike…. etj…

Studimet e përcjelljes nervore mund të bëhen gjithashtu edhe për tu orientuar mbi shkakun e simptomave, të tilla si mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbje të vazhdueshme apo dobësi e lodhje të anësive.

Staf mjekësor profesional

Aparatura moderne 

Specialistët mjekësor më të mirë në vend