Tel. +355 688 012 692 / +355 4 222 0101 

Adresa: Rruga Siri Kodra, Tirana

Kryefaqja / Konsulta Neurokirurgjikale

Konsulta Neurokirurgjikale

Shërbimi i neurokirurgjisë (kirurgjia neurologjike) ka të bëjë me parandalimin, diagnostikimin, trajtimin kirurgjikal dhe rehabilitimin e çrregullimeve që prekin çdo pjesë të sistemit nervor, përfshirë trurin dhe palcën kurrizore.

Mjeku specialist neurokirurg pranë klinikës sonë Prof.Dr. Ridvan Alimehmeti ofron konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale lidhur me probleme të ndryshme neurokirurgjikale, si:

  • Tumoret e trurit dhe shtyllës kurrizore

  • Anomalitë kongjenitale (defektet e lindura të sistemit nervor)

  • Dëmtimet e ndryshme të sistemit nervor periferik

  • Problemet e ndryshme të kolonës (hernia diskale)

Vizita klinike nis me një anamnezë të kujdesshme, ku vlerësohen shqetësimet e shfaqura dhe bëhet një analizë neurologjike për të përcaktuar trajtimin e mundshëm, kirurgjikal ose jo.

Në shumë raste, për një diagnostikim të saktë kërkohen teste të tjera imazherike (si MRI, CT) apo laboratorike, që ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës dhe planifikimin e trajtimit, duke përfshirë edhe mundësinë e ndërhyrjes kirurgjikale, nëse është e nevojshme.

Ky shërbim ofron një qasje të plotë dhe të personalizuar për pacientët me çrregullime neurokirurgjikale, duke siguruar trajtim të saktë dhe të përshtatshëm për çdo rast.

Staf mjekësor profesional

Aparatura moderne 

Specialistët mjekësor më të mirë në vend